PSG huazon talentin Weah te Celtic

Futboll

PSG huazon talentin Weah te Celtic

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 15:15
Timothy Weah

Konkurrenca e madhe në ekip shtynë 20-vjeçarin të largohet nga Paris Saint-Germain.

Timothy Weah, do të largohet gjatë muajit janar nga skuadra e PSG-së.

Djali i fituesit të Topit të Artë dhe presidentit të tanishëm të Liberisë, George Weah, e ka kuptuar se do i duhet të gjejë minuta të mjaftueshme në një klub tjetër, pasi te kampionët e Francës, konkurrenca është e papërballueshme.

Sipas medies franceze “RMC”, sulmuesi 20-vjeçar është pranë një huazimit te klubi i Celtic.

Në anën tjetër vetë lojtari ka konfirmuar largimin nga PSG, ku nuk ka fshehur dëshirën për t’u kthyer përsëri te kampionët e Francës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat