Shaqiri si i çmendur, sërish çon në këmbë anglezët

Futboll

Shaqiri si i çmendur, sërish çon në këmbë anglezët

Nga: K. Goca Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 15:36
Ky është lajmi më i ri për Xherdan Shaqirin!

(E plotësuar) -  Liverpooli vazhdon shkëlqimin në Premier League. “Redsave” nuk ka kush iu del para, të cilët para shikuesve të vet e deklasuan me rezultat 4:0 Newcastlen, në ndeshjen e javës së 19-të. Në minutën e 11-të, Dejan Llovren, brenda 16-shit me një goditje të fortë shënon për 1:0. Në pjesën e dytë, Mohamed Salah pengohet dhe penallti. Pas një minute Salah ka qenë i saktë nga penalltia dhe thellon epërsinë në 2:0.

Image

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, luajti standard dhe ishte më i miri.  Xherdan Shaqiri ashtu si din ai, realizoi gol dhe i gjashti i tij gjatë këtij edicioni në fanellën e Liverpoolit. Shaqiri si i çmendur nga afërsia shënon për 3:0 në minutën e 79-të, duke ngritur në këmbë tifozët në Anfield.

Image

Shaqa ka qenë energjikë për gjatë gjithë ndeshjes dhe ndihmoi skuadrën e tij në fitoren bindëse. Në minutën e 85-të, Fabinho vulosi fitoren me rezultat 4:0. Liverpooli thellon epërsinë në lrye të renditjes, ka 51 pikë, gjashtë më shumë se Tottenham dhe 7 se Manchester City.

Image

Lideri i Premier League, Liverpooli, kërkon fitoren e radhës dhe të ruajë ose të thellojë edhe më shumë epërsinë në renditje ndaj Manchester Cityt, kampion në fuqi. Skuadra e Liverpoolit sot në orën 16.00 ndeshet me Newcastlen, ndërsa lajmi më i ri është se Xherdan Shaqiri do të startojë nga minuta e parë!

Image

Përbërjet

Salah i prinë sulmit, në prapavijë ka Shaqirin, Manen e Firminon. Gjithçka është gati. Liverpooli udhëheq me 48 pikë, ka katër më shumë se City pas 18 jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat