Manchester Utd mund ekipin e shqiptarit

Futboll

Manchester Utd mund ekipin e shqiptarit

Nga: K. Goca Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 17:51

Manchester Utd vazhdon me fitore në Premier League. “Djajtë e kuq” janë këndellur me trajner të ri, Ole Gunnar Solskjaer dhe regjistruan edhe një fitore bindëse pas asaj kundër Cardiffit me 5:1. Manchester Utd si vendas shënoi fitore me 3:1 ndaj Huddersfield, në ndeshjen e javës së 19-të. Serinë e golave e nisi Nemanja Matiq, kur realizoi për 1:0 në minutën e 28-të. Në pjesën e dytë, Paul Pogba shkëlqeu me lojë dhe shënoi dy herë. Ai në minutën e 64-të realizoi për 2:0, ndërsa në atë të 78-tën nga rreth 25 metra shkundi portën e mysafirëve, 3:0. Në minutën e 88-të, Mathias Jorgensen ngushton humbjen në 3:1. Mbrojtësi shqiptar Florent Hadërgjonaj u paraqit i plotë, por nuk ia dolën ndaj Manchester Utd. “Djajtë e kuq” renditen në vend të gjashtë me 32 pikë, kurse Huddersfield është i fundit me 10 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat