Manchester Cityt i ka humb rruga në oborr! Tottenham superior

Futboll

Manchester Cityt i ka humb rruga në oborr! Tottenham superior

Nga: K. Goca Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 18:00
Manchester Cityt i ka humb rruga në oborr! Tottenham superior

Kampioni në fuqi Manchester City është në krizë të rezultateve dhe pa dyshim se i ka humb rruga në oborr. Ata pësuan humbjen e dytë me radhë, kësaj radhe si mysafirë u mposhtën me 2:1 nga Leicester City.

Në minutën e 14-të, Bernardo Silva shënoi për 0:1, por nuk mjaftoi, ngase Leicester City këndellet dhe shënon dy herë përmes  Albrighton (19’) e Pereira (81’). City humb edhe vendin e dytë, bie në pozitën e tretë me 44 pikë, ka 7 me pak se lideri Liverpooli, kurse Leicester City renditet i shtati me 28 sosh. Tottenham deklasoi me 5:0 Bournemouthin. Golat i shënuan: Eriksen (16'), Son Heung-Min (23' e 70'), Lucas (35'), Kane (61'). Tottenham ngritët në vend të dytë me 45 pikë, kurse Bournemouth është i 11-ti me 26.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat