Ibrahimovic: Kam fatin që e kam njohur këtë lojtar

Futboll

Ibrahimovic: Kam fatin që e kam njohur këtë lojtar

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 22:17
Zlatan Ibrahimovic

Ish-sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic ndihet me fat që ka njohur një person si Wayne Rooney.

Suedezi thotë se ish-bashkëlojtari i tij është person fantastik.

“Së pari, si person, është fantastik. Kam fatin që e kam njohur si person. Si lojtar, nuk ka fjalë. Ai është lojtar i përkryer. Të gjithë e dinë se çfarë mund të bëjë ai dhe çfarë ka bërë”, ka thënë Ibra.

“Mendoj se duhet të vlerësohet si lojtar. Nuk shoh shumë lojtar nga Anglia, të cilët kanë pasur një karrierë si ai, prandaj më vjen keq për situatën në të cilën ishte, por duhet të tregojmë më shumë respekt për të”, përfundoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat