Formacioni më i mirë i Monacos po t’i kishte mbajtur yjet

Futboll

Formacioni më i mirë i Monacos po t’i kishte mbajtur yjet

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 00:33
Kylian Mbappe

Monaco ka hasur në vështirësi të jashtëzakonshme këtë sezon. 

Ish-kampioni francez shkarkoi trajnerin Leonardo Jardim, ndërsa zgjodhi Thierry Henryn si pasuesin e tij.

Por as ky i fundit nuk po arrin të këndellë ata, pasi gjenden në pozitën e parafundit në Ligue 1 dhe kanë probleme serioze për të mbetur në ligë sezonin e ardhshëm.

Kylian Mbappe, Benjamin Mendy, James Rodriguez, Anthony Martial e Bernardo Silva janë disa nga yjet që lanë Monacon.

Kështu do dukej formacioni i tyre nëse këta lojtarë do vendosnin të qëndronin në principatën franceze.

FORMACIONI (3-4-3):

Danijel Subasic:
Djibril Sidibe, Kamil Glik, Benjamin Mendy:
Bernardo Silva, Fabinho, Yaya Toure, James Rodriguez:
Kylian Mbappe, Radamel Falcao, Anthony Martial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat