Dënohet me dy ndeshje Mohamed Salah?

Futboll

Dënohet me dy ndeshje Mohamed Salah?

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 09:35
Liverpool mund të mbetet pa Mohamed Salah në dy ndeshjet e ardhshme

Liverpool ka marrë një lajm aspak të mirë.

Liverpool mund të mbetet pa Mohamed Salah në dy ndeshjet e ardhshme.

Skuadra angleze do të përballet me Arsenalin dhe Manchester Cityn në kuadër të Premierligës, ndërsa mund të mos llogarisë në shërbimet e egjiptianit.

Salah shënoi një gol në fitoren e Liverpoolit ndaj Newcastles dje (e mërkure), por që besohet se simuloi te penalltia.

Paneli i FA do të takohet të enjten për të vendosur nëse gjyqtari Graham Scott është ‘mashtruar’ kur ai dha një penallti. Në rast se lojtari ka simuluar, atëherë pritet që ai dënohet me dy sfida mos-lojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat