Messi flet për rivalitetin me Ronaldon

Futboll

Messi flet për rivalitetin me Ronaldon

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 09:59
Ronaldo dhe Messi

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, e ka kujtuar rivalitetin e tij me Cristiano Ronaldon, duke thënë se ai ishte një rivalitet shumë i shëndetshëm dhe i mirë për tifozët e futbollit.

Argjentinasi dhe portugezi ishin rivalë mes vete për pothuajse një dekadë në La Ligë, që kur Ronaldo u transferua në Real Madrid nga Manchester Unitedit në vitin 2009.

Ylli i Barcelonës, Messi, dhe ish-ylli i Real Madridit, tani në Juventus, Ronaldo, ishin dy lojtarët kryesorë në Spanjë, por edhe në futbollin botëror. Për këtë arsye, mes tyre ishte krijuar një rivalitet.

Gjatë kohës së Ronaldos me Real Madridin, ai e fitoi dy herë La Ligës dhe katër herë Ligën e Kampionëve. Në anën tjetër, Messi i ka fituar nëntë tituj të La Ligës dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve.

Karriera e Ronaldos me Real Madridi mori fund këtë verë, pasi që 33-vjeçari u transferua në Juventus për 112 milionë euro. Ai ka kërkuar që edhe Messi t’i ndjekë hapat e tij drejt Serisë A, mirëpo kjo gjë nuk pritet të ndodhë.

“Rivaliteti me Cristianon ishte shumë i shëndetshëm dhe i mirë për tifozët”, ka thënë 31-vjeçari në një intervistë të dhënë për të përditshmen spanjolle, Marcan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat