Koulibaly ka një mesazh për tifozët e Interit

Futboll

Koulibaly ka një mesazh për tifozët e Interit

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 10:37
Foto nga loja

Kalidou Koulibaly është deklaruar pas ndeshjes me Interin.

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly u përjashtua nga loja në minutën e 82’, pas dy kartonëve të verdhë që mori në humbjen ndaj Interit.

Mbrojtësi senegalez ka kërkuar falje ndaj bashkëlojtarëve që i la në baltë, por nuk kishte fuqi të vazhdonte pas koreve raciste që i thirrën.

“Pendohemi për humbjen, veçanërisht që i lash vëllezërit e mi”, ka shkruar Koulibaly,

“Por, unë jam krenar për ngjyrën time të trupit. Të jem francez, senegalez, napolitan: Njeri.”, ka shtuar më tej mbrojtësi senegalez. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat