FA dënon Emeryn

Futboll

FA dënon Emeryn

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 20:51
Unai Emery

Menaxheri i Arsenalit ka kërkuar falje për veprimet e tij kur skuadra e Arsenal barazoi mbrëmë kundër Brightonit kurse ai nuk do ta drejtojë skuadrën për dy ndeshje

Menaxheri i Arsenalit, Unai Emery është dënuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për sjellje të pahijshme pasi që goditi një gotë me ujë e cila goditi pastaj një tifozë të Brightonit në tribuna.

“I thashë tifozit të Brightonit te më falë, kërkova falje sepse godita një gotë me ujë pas një aksioni zhgënjyes nga ana jo në në minutat e fundit”, tha ai për gazetarët pas ndeshjes.

“Nuk ishte e fortë, por e preki një nga tifozët. I thashë atyre ’me vjen keq’”.

Menaxheri ka kohë deri më 2 janar që ti përgjigjes akuzës.

Barazimi, pas fitores se Chelsea i lë Gunners në vendin e pestë dy pikë pas rivalëve të tyre të qytetit.

Gunners udhëtojnë këtë të shtunë në Anfield ku do të përballen me kryesisin Liverpool, ku do të përpiqen që t’ia shkaktojnë atyre humbjen e parë këtë sezon. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat