Eden Hazard: Mund të luaj edhe më mirë

Futboll

Eden Hazard: Mund të luaj edhe më mirë

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 08:52
Eden Hazard

Eden Hazard këmbëngul se mund të bëjë shumë më tepër këtë sezon.

Reprezentuesi belg me Chelsean realizoi dy gola në fitoren kundër skuadrës së Watfordit.

Futbollisti llogarit se ende nuk është në formën më të lartë sikur në vitin 2015, kur Chelsea fitoi titullin e Ligës Premier.

“Unë do të gjej më shumë gola duke luajtur në mes, sigurisht”, tha ai.

“Por, do të shënoj më shumë gola edhe nëse luaj në krah. Kam më shumë mundësi si sulmues qendror. Por pozicioni im është anësor. Ndihem më mirë si një lojtar i krahut, por luajta mirë edhe si sulmues kryesor”.

“Pra, menaxheri zgjedh se ku të më fus në fushë dhe pastaj përpiqem të bëj më të mirën time”, tha ai.

” 101 gola është një arritje e veçantë. Sigurisht. Nuk jam i fokusuar në shënimin e golave, por të arrin në këtë nivel është mirë, veçanërisht kur luani për këtë klub të mrekullueshëm.

“Nuk po mendoja se do të arrija shifrën e 100 golave para ndeshjes, por unë do të përpiqem të fitoj më shumë”, pohoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat