Juve rivalizon Barcën në garën për talentin 18 vjeçar

Futboll

Juve rivalizon Barcën në garën për talentin 18 vjeçar

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 09:51
Jean-Clair Todibo

Barcelona nuk do të jetë e vetme në garë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Toulouse, Jean-Clair Todibo.

Jean-Clair Todibo, 18 vjeçar, është kthyer në synim të disa skuadrave të mëdha të Evropës.

Përveç Barcelonës, është tani Juventusi që është futur në garë për zbulimin e vitit në Ligue 1.

Mundo Deportivo bën të ditur se kampionët e La Ligas po rivalizohen nga kampionët e Serie A për nënshkrimin e Jean-Clair Todibo.

Vendimtare në këtë transferim do të jetë dëshira e lojtarit, që do t’i duhet të zgjedh në mes Barcelonës dhe Juventusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat