Solskjaer:Jemi duke kërkuar të ndërtojmë një ekip

Futboll

Solskjaer:Jemi duke kërkuar të ndërtojmë një ekip

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 11:26
Solskjaer:Jemi duke kërkuar të ndërtojmë një ekip

Ole Gunnar Solskjaer thotë se Manchester United po kërkon të ndërtojë një ekip rreth mesfushorit Paul Pogba, një lojtar që ai e konsideron si “një nga më të mirët”.

Ndërkombëtari i Francës ka qenë ylli i “skenës” në dy ndeshjet e para të trajnerit të ri, duke shënuar dy gola dhe dhënë dy asiste. Kthimi i Pogba në formë vjen pas muajsh kritika nën drejtimin e Jose Mourinhos, por trajneri i ri është i sigurt se fituesi i Kupës së Botës ka gjithçka duhet për t'u bërë një yll në “Old Trafford”: 

"Unë mendoj se Paul është një lojtar i nivelit të lartë. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë, por edhe një njeri i madh. Ne jemi duke kërkuar të ndërtojmë një ekip përreth tij, sigurisht, por ka kaq shumë lojtarë cilësorë në këtë ekip".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat