Ndërroi jetë tifozi i flaktë i KF Bashkimi

Futboll

Ndërroi jetë tifozi i flaktë i KF Bashkimi

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 12:21
Tifozët e Bashkimit

Kumanova ka humbur një tifoz të zjarrtë. Bëhet fjalë për Feta Ajdinin, një prej themeluesve të tifogrupit Ilirët nga Kumanova, në vitin 1996, i cili ndërroi jetë dje (e enjte).

Në tribunë gjithmonë ishte më i zjarrti, me kapelë në kokë dhe shallë në qafë, e mbështeste Bashkimin, skuadrën që e kishte në zemër. Megjithate, sëmundja e mposhti, kurse si duket Zotie deshi më shumë për vete.

Lamtumirë Feta Ajdini. Ikja jote e hershme na solli pikëllim të madh!

Do të kujtojmë përgjithmonë. Zoti të shpërbleftë me xhenet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat