Hazard: E ardhmja ime...

Futboll

Hazard: E ardhmja ime...

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 13:56
Hazard: E ardhmja ime...

Ylli i Chelsea, Eden Hazard, thotë se do ta vendosë të ardhmen e tij në fund të sezonit, duke mos i larguar thashethemet që e lidhin vazhdimisht me Real Madridin.

Kontrata e Chelsea me Hazard skadon në vitin 2020, por një transferim i mundshëm te kampionët e Europës në fuqi vazhdon të mbizotërojë titujt kryesorë të mediave.

Mesfushori belg, kohët e fundit deklaroi se shpreson të bëhet një legjendë në klubin londinez, duke ndjekur gjurmët e John Terry, Didier Drogba dhe Frank Lampard.

Megjithatë, tani ai thotë se ende nuk ka menduar për të ardhmen e tij. Pas arritjes së 100 golave me fanellën e bluve të Londrës, në fitoren 2-1 ndaj Watford, në Premier League, të mërkurën, Hazard tha: “Unë jam i përqendruar vetëm në fushë”. Por, 27-vjeçari shtoi: “Do të shohim në fund të sezonit se cila mund të jetë e ardhmja ime”.

Ndërkombëtari belg, Hazard, i cili ka shënuar 101 gola për Chelsea, që nga ardhja e tij nga Lille në vitin 2012, e ka gjetur rrugën e rrjetës 10 herë në Premier League, këtë sezon, duke dhënë edhe 9 asiste.

Ish-ylli i Chelsea, Michael Essien, i cili gjithashtu luajti për gjigantët spanjollë, tha këtë javë se “çdo lojtar do të dëshironte të luante për Real Madridin”, por shpreson që belgu të bindet për të qëndruar në “Stamford Bridge”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat