Klopp e vlerëson lart progresin e Shaqirit tek Liverpool

Futboll

Klopp e vlerëson lart progresin e Shaqirit tek Liverpool

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 16:27
Xherdan Shaqiri

Influenca e Xherdan Shaqirit në lojën e Liverpool është e qartë për trajnerin Jurgen Klopp.

Shaqiri regjistroi emrin e tij në listën e realizatorëve edhe në ndeshjen kundër Newcastle, të cilën “The Reds” e  fituan me rezultatin 4:0.

Gjithashtu, ishte më herët performance e tij e jashtëzakonshme kundër Manchester United ajo që e bëri lojtarin të komentohet.

Ndërsa, Klopp për këtë progres të Shaqirit ka pasur vlerësime pozitive.

“Mirë, mirë, mirë. Ai po adaptohet çdo ditë më shumë në futbollin tonë” ka thënë Klopp për faqen zyrtare të Liverpool.

“Me topin, ai ka ndryshuar stilin tonë. Mund ta shohësh në momentin që ai pranon topin, të gjithë vrapojnë pasi që ata presin një pasim  nga ai. Ajo është një shenjë e mirë dhe i jep atij disa opsione dhe kjo sigurisht se ndihmon” ishin fjalët e gjermanit për lojtarin nga Kosova.

Tutje Klopp ka thënë se ajo që reprezentuesi i Zvicrës po bën me Liverpool është më shumë se mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat