Cana shkruan në Instagram për policin e vrarë

Futboll

Cana shkruan në Instagram për policin e vrarë

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 17:00
Cana shkruan në Instagram për policin e vrarë

Polici Izet Demaj, ka vdekur dje në detyrë si polic i Kosovës, derisa po tentonte të ndalonte një hajn të armatosur i cili kishte marrë dy pengje dhe po provonte të grabiste një bankë në Istog.

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka reaguar pas kësaj ndodhie në Instagramin e tij, ku ka postuar foton e të ndjerit, me mbishkrimin “Lavdi”.

Image

Demaj ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi nuk kishte arritur t’iu mbijetonte plagëve të marra nga plumbat.

Kjo ngjarje ka tronditur gjithë qytetarët, e dje të gjithë krerët e shtetit kanë reaguar, duke e cilësuar Izet Demajn si hero të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat