Shpëton Gattuso, ish-trajneri refuzon ofertën e Milan-it

Futboll

Shpëton Gattuso, ish-trajneri refuzon ofertën e Milan-it

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 17:21
Gennaro Gattuso

Pronarët e Milan-it, sipas shtypit italian, kanë marrë në konsideratë idenë për ta zëvendësuar Gennaro Gattuso-n me Leonardo-n, por duket se braziliani nuk ka asnjë dëshirë të kthehet në rolin e trajnerit. 

Leonardo është drejtori teknik i kuqezinjve, por ka qenë trajneri i ekipit në vitet e kaluara. Gattuso është në presion dhe mund të shkarkohet të shtunën pas ndeshjes së kampionatit me Spal. 

Gjithsesi, sipas "Corriere della Sera", klubi nuk ka alternativa reale për të zëvendësuar italianin. Antonio Conte është kandidati ideal, por ai nuk do të marrë drejtimin e një skuadre në mesin e sezonit. 

Francesco Guidolin dhe Roberto Donadoni nuk janë kontaktuar, ndërsa Arsene Wenger nuk konsiderohet një zgjidhje e përshtatshme. Për këto arsye, pronarët ia ofruan vendin Leonardo-s, i cili ka refuzuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat