Rekord historik prej shqiptarit në Spanjë! Çudia tjetër...

Futboll

Rekord historik prej shqiptarit në Spanjë! Çudia tjetër...

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 17:46
Rekord historik prej shqiptarit në Spanjë! Çudia tjetër...

Albacete, më e mira e shekullit të 21-të. Goli i fitores nga Rei Manaj e ka bërë skuadrën spanjolle që të jetë më e mira e këtij shekulli, me 37 pikë deri në këtë periudhë të kampionatit.

Ky rezultat i arritur ka parakaluar skuadrën më të mirë, që ishte ajo e sezonit 1990-1991 dhe diferenca është pikërisht ai gol i shqiptarit. Goli i shënuar nga Rei Manaj në ndeshjen e datës 23 dhjetor 2018 ndaj Rajo Majadahondës ka arkivuar këtë rezultat. Prestigjiozja spanjolle “Marca” i ka dedikuar një shkrim këtij rezultati, meritën e të cilit e ka edhe Manaj me golat në shërbim të skuadrës së tij.

VENDIMTAR – 5 gola ndoshta nuk janë shumë, por Rei Manaj është vendimtar tek Albasete. Në 5 ndeshjet ku sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur rrugën e rrjetës, skuadra spanjolle nuk ka asnjë humbje. Ka arritur të koleksionojë 3 fitore dhe 2 barazime. Pra, me golat e shqiptarit, ekipi i Albacetes ka grumbulluar 11 pikë. Shifra shumë pozitive për një futbollist të ri, i cili kërkon besim për të vazhduar përpara. Albasete është në garë për të qenë një nga skuadrat që do të ngjitet në elitën e futbollit spanjoll. Ka 37 pikë, 1 më pak se kryesuesit e Granadës, por gara është e ngjeshur me Malagën, Deportivon dhe Alkorkonin, që janë shumë pranë dhe presin që të tjerat të gabojnë.

ÇUDIA – Manaj është nga ata sulmues që nuk shënon shumë, por gjithmonë në një sezon e ka gjetur rrugën e rrjetës. Çudi është fakti që me Kombëtaren shqiptare ka shënuar vetëm një gol në miqësoren me Kosovën, i cili ishte gol rekordesh për nga shpejtësia e realizimit dhe prej moshës së sulmuesit. Nga ajo ndeshje nuk ka pasur shumë mundësi për të luajtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat