Messi dëshiron rikthimin e Neymarit te Barcelona

Futboll

Messi dëshiron rikthimin e Neymarit te Barcelona

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 20:30
Messi dhe Neymar

Lionel Messi ka bërë të ditur se do t’i pëlqente të luante sërish me sulmuesin brazilian Neymari.

Ylli argjentinas ribashkimin te katalunasit me Neymarin, e sheh të vështirë, por do t’i pëlqente të luante sërish me të.

“Kjo është një situatë e komplikuar. Do të donim ta kemi atë në skuadër, edhe si lojtar por edhe në zhveshtore. Ne jemi shokë, kemi kaluar momente shumë të mira, dhe kemi kaluar shumë kohë së bashku.

Megjithatë, mendoj se është shumë e vështirë për të për t’u larguar nga PSG-ja”, deklaroi Messi.

Neymari ishte pjesë e Barcelonës, për katër sezone, kur u transferua te Paris Saint-Germian në vitin 2017 për 222 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat