Allegri hedh poshtë spekulimet për kalimin tek Man Utd: Jam i lumtur tek Juve

Futboll

Allegri hedh poshtë spekulimet për kalimin tek Man Utd: Jam i lumtur tek Juve

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 19:49
Trajneri italian, Massimiliano Allegri

Trajneri italian, Massimiliano Allegri ka dhënë disa sinjale rreth të ardhmes së tij.

Trajneri i Juventus ka bërë të ditur se do ta respektoj kontratën me skuadrën e tij, duke hedhur poshtë kështu një kalim të mundshëm tek Manchester United.

Kontrata e 51 vjeçarit është e paraparë të skadojë në vitin 2020, gjashtë vite pasi u emërua si trajner i “zonjës së vjetër”.

“Kam një kontratë me Juventus dhe jam i lumtur këtu” ka thënë ai për reporterët

“Jemi duke bërë një punë të mrekullueshme së bashku me tifozët. Ka shumë ndeshje për të fituar para se të mbaroj sezoni dhe ka shumë kohë para qershorit” ka thënë tutje trajneri italian.

“Futbolli italian është fascionues, nuk jam i mërzitur nga ai. Dua të rri dhe ta përmirësoj futbollin italian”ishin fjalët e Allegrit.

Duket se Manchester United duhet të filloj të bëjë llogaritë në ndonjë emër tjetër, pasi italiani veçse ka hedhur poshtë gjithçka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat