Milan-Spal, kuqezinjtë rrezikojnë Europën

Futboll

Milan-Spal, kuqezinjtë rrezikojnë Europën

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 07:34
Milan

Milan, në varësi edhe të rezultateve të ndeshjeve të tjera, rrezikon të përfundojë jashtë zonës europiane në renditjen e Serisë A në rast se nuk fiton të shtunën në mbrëmje kundër Spal-it.

Kuqezinjtë, që nuk kanë marrë asnjë fitore në katër takimet e fundit të kampionatit (3 barazime, 1 humbje) mbajnë vendin e gjashtë me 28 pikë, 1 më shumë se Roma e vendit të 7-të dhe 2 më shumë se Torino i vendit të tetë.  

Kuqezinjtë janë në vështirësi dhe kjo tregohet qartë nga mungesa e golave të shënuar në katër ndeshjet e fundit të kampionatit. Për sa i takon ndeshjeve të luajtura në shtëpi, milanezët kanë arritur të fitojnë vetëm një nga katër takimet e mëparshme të kampionatit (1 fitore, 1 barazim, 2 humbje). 

Ndërkohë, edhe Spal nuk po kalon një vit shumë të mirë. Miqtë, në fakt, kanë fituar vetëm një nga 14 ndeshjet e fundit të kampionatit (1 fitore, 5 barazime, 8 humbje), por fitorja e tyre e vetme ka ardhur në transfertë kundër Roma-s në fundin e tetorit. 

Gjithsesi, Spal ka arritur të marrë vetëm një nga 12 pikët që ka patur në dispozicion në takimet e luajtura në transfertë. Gjatë kësaj periudhe, Spal ka pësuar saktësisht 2 gola për ndeshje. Gjithashtu, ata i kanë humbur dy ndeshjet e fundit të luajtura kundër Milan me rezultatin e përgjithshëm 6-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat