Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka kërkuar që mesfushori Cesc Fabregas të qëndrojë në klubin londinzez.
Fabregas është i lidhur me një kalim të mundshëm tek Milani, mirëpo ka pasur edhe skuadra tjera të interesuara për të marrë shërbimet e mesfushorit spanjoll.
Edhe pse këtë vit, 31 vjeçari spanjoll ka pasur më pak hapësira se vitet e kaluara, duke parë formën e mirë të Jorginhos dhe Mateo Kovaçiç trajneri i bluve te Londrës kërkon që Fabregas të qëndëroj në Londër.
"Unë dua që ai të qëndrojë, nuk e di vendimin përfundimtar të Cesc dhe klubin natyrisht," tha Sarri.