Kur i ndjeri Favzi Rama shënon nga 30 metra në portën e Zhivadinoviqit dhe shou i Fadil Vokrrit

Futboll

Kur i ndjeri Favzi Rama shënon nga 30 metra në portën e Zhivadinoviqit dhe shou i Fadil Vokrrit

Nga: Kemajl Goca Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 11:50
Kur i ndjeri Favzi Rama shënon nga 30 metra në portën e Zhivadinoviqit dhe shou i Fadil Vokrrit

Duhet kujtuar një ndeshje të madhe të Prishtinës kur ishte në Ligën e Parë Federative të ish Jugosllavisë. Një fitore të madhe me rezultat 3:1 kundër Sutjeskës nga Nikshiqi i Malit të Zi, prej kundërshtarëve që vazhdimisht e urrente klubin prishtinas.

Nga minuta e 11-30 mund ta shikoni shoun e Vokrrit me shokë. Shkëlqimi i Favzi Ramës (që humbi jetën tragjikisht me 23 nëntor të vitit 1987) dhe i Fadil Vokrrit (ndërroi jetë me 9 qershor të vitit 2018). Favzi Rama shënoi eurogol nga 30 metra pikërisht në minutën 34-të, duke e lënë të shokuar portierin Zhivadinoviq. 

Në minutën e 50-të Kujtim Shala pengohet dhe penallti, kurse Zhivadinoviq mbrojti penalltinë, topin e rikthyer e futi në rrjetë Fadil Muriqi dhe pas një asistimit fantastik të Fadil Vokrrit Miodrag Çirkoviq vulosi fitoren 3:1 në minutën e 60-të. Vokrri bëri shoun gjatë kësaj ndeshje, duke kaluar nga dy-tre futbollist të skuadrës rivale. 

Prishtina renditet në vend të pestë me 21 pikë, tetë me pak se lideri Partizani pas 19 jave të asaj kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat