Paqueta: Kaka idolli im, dua të ndihmojë Milanin

Futboll

Paqueta: Kaka idolli im, dua të ndihmojë Milanin

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 12:03
Lucas Paqueta

AC Milan ka nevojë të madhe për ndryshim pasi vazhdon të ketë rënie, duke treguar një formë të dobët në javët e fundit.

Në janar, ylli brazilian Lucas Paqueta do të konfirmojë lëvizjen e tij nga Flamengo tek Rossonerët dhe tifozët e Milanos janë të etur për të parë se çfarë mund të sjellë ky talent i ri.

Milani ka pasur shumë probleme  me lëndime dhe qëndrueshmëri dhe Paqueta mund të jetë një ndihmes e madhe për tu rikthyer në formë.

 Duke folur në një ndeshje të veçantë të organizuar nga Zico Paqueta tha se do të mundohet ta ndihmojë ekipin e tijë të rikthehet në formën më të mirë.

"Kaka është idhulli im. Ai kishte një karrierë të shkëlqyeshme, është e qartë se unë do të doja të ndiqja hapat e tij, por edhe të tregoja historinë time në Milano. Unë do të doja të merrja gjërat më të mira dhe të bëja më të mirën, tashmë kam qenë në Milano dhe gjithçka ishte shumë e qetë. Ishte një periudhë adaptimi, madje edhe për familjen time, shpresoj që të përshtatem sa më shpejt që të jetë e mundur kur të kthehem në Milano dhe të jem në gjendje të ndihmoj ekipin në fushë", tha Paqueta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat