Tifozët e Napolit në mbështejtje të Koulibaly, do mbajnë maskë me fytyrën e mbrojtësit

Futboll

Tifozët e Napolit në mbështejtje të Koulibaly, do mbajnë maskë me fytyrën e mbrojtësit

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 12:05
Tifozët e Napolit

Të gjithë tifozët e Napolit gjatë ndeshjes ndaj Bolognas do të mbajnë maskë me fytyrën e mbrojtësit Koulibaly.

Lojtari me ngjyrë ishte në shënjestër të tifozëve kundërshtarë në Milano. Ai u ofendua në kor për ngjyrën e lëkurës, një episod që vijon të diskutohet dhe sot mes polemikave të shumta që kanë përfshirë futbollin Italian.

"Nuk ka rëndësi ngjyra e lëkurës. Nuk ka rëndësi feja. Nuk ka rëndësi për kë skuadër bën tifo. Futbolli, si të gjithë sportet, është një lojë. E të gjithë lojërat janë pasion, zbavitje, liri: e në liri jemi të gjithë njësoj! Nesër do të jemi të gjithë Koulibaly" ky është postimi tweet i mbrojtesit Ghoulam.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat