Shikoni se si Shishiq e godet me shqelm Kujtim Shalën dhe e shtrinë përtokë

Futboll

Shikoni se si Shishiq e godet me shqelm Kujtim Shalën dhe e shtrinë përtokë

Nga: Kemajl Goca Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 12:40
Kujtim Shala

Një gjest josportiv, primitiv i mbrojtësit të Velezhit nga Mostari, Ismet Shishiq në vitin 1987! Një gjest i turpshëm ndodhi në minutën e 30-të pikërisht me 29 nëntor të vitit 1987 në stadiumin e Prishtinës, kur Kujtim Shala goditet pabesisht nga boshnjaku Ismet Shishiq (numër 3).

Shikoni në video në minutën 15.04, kur Shala kishte tentuar t’ia merr topin Shishiqit, por pa qëllim e kishte prekur në këmbë. Shishiq me shqelm e godet Shalën në fytyrë-trup, ndërsa gjyqtari Shumiq nga Zagrebi e përjashtoi Shishiqin.

Image

Shala me shokë bënë lojë të madhe dhe e mposhtën me 3:1 Velezhin nga Mostari! Për Prishtinën shënuan: Fadil Muriqi, Mensur Nexhipi nga penalltia dhe Muharrem Sahiti dhe për Velezhin Prskalo. Velezhi atëkohë ishte lider me 21 pikë, kurse Prishtina renditej në vend të 15-të me 14 pas 16 jave në Ligën e Parë Federative të ish Jugosllavisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat