Shqiptari me dy oferta

Futboll

Shqiptari me dy oferta

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 12:55
Shqiptari me dy oferta

Vijon “ankandi” për Armando Sadikun. Edhe pse sulmuesi i Kombëtares ka 6 muaj larg fushave të lojës për shkak të dëmtimit, klubet e interesuara për të nuk mungojnë.

Pas zviceranëve të Luganos, që ka shprehur hapur dëshirën për ta rikthyer shqiptarin në klub në formë huazimi, në skenë kanë dalë edhe dy klube të tjera.

Bëhet fjalë për kryesuesit e Ligës së Dytë spanjollë, Granadën, dhe një ekip holandez.

Emri i skuadrës holandeze nuk është bërë i ditur për momentin, gjithsesi mbetet një alternativë e mirë për sulmuesin.

Largimi i Sadikut në muajin janar duket i pashmangshëm, teksa 27-vjeçari është duke shqyrtuar ofertat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat