Shaqiri kërkon triumfin në “derbin” ndaj Xhakës - Bota Sot
Shaqiri kërkon triumfin në “derbin” ndaj Xhakës

Futboll

Shaqiri kërkon triumfin në “derbin” ndaj Xhakës

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 13:01
Shaqiri kërkon triumfin në “derbin” ndaj Xhakës

Liverpooli dhe Arsenali do të përballen sot në orën 18:30 në “Anfield”. Skuadra e Jyrgen Klopit është në rrugën e saj drejt ëndrrës së madhe për të fituar kampionatin anglez, një trofe që mungon prej 26 vitesh në klubin legjendar. I fundit ishte në sezonin 1992-’93.

Por, tani ai është më pranë se kurrë. Me 51 pikë të grumbulluara në 19 ndeshje të luajtura, të kuqtë kryesojnë të vetëm kampionatin duke lënë pas skuadra si Totenhem, Mançester Siti dhe Çelsi. Ndeshja e radhës është ajo ndaj Arsenalit në shtëpi, aty ku Salah me shokë nuk humbasin prej 30 ndeshjesh radhazi.

Ndërkohë, Arsenali do të vijë në këtë përballje pas barazimit në transfertë ndaj Brajtonit. Trajneri Emeri, edhe pse e nisi mirë kampionatin në pesë ndeshjet e fundit, arriti të fitonte vetëm dy takime. Më poshtë janë edhe disa fakte dhe statistika interesante në lidhje me duelin që do të luhet sonte në “Anfield”.

· Arsenali nuk fiton në pesë ndeshjet e fundit direkte në “Anfield”, duke barazuar 2 dhe humbur 3 takime. Ata kanë pësuar të paktën dy gola në këto përballje nga 17 në total.

· Liverpuli është i pamposhtur në shtatë ndeshjet e fundit ndaj “Gunners” duke fituar 3 dhe barazuar 4. · Ekipi i Jurgen Klopit është skuadra e katërt në Premier Ligë që nuk pëson asnjë humbje në këtë pikë të sezonit. Së bashku me skuadrën e Arsenalit në 2003-2004, Mançester Junajtid 2010- 2011 dhe Mançester Siti në 2017-2018.

· “Reds”-at kanë 16 pikë më shumë në krahasim me sezonin e kaluar.

· Në kampionat të kuqtë nuk pësojnë humbje në 30 ndeshjet e luajtura në shtëpi. Kjo ishte paraqitja më e mirë nga 2007-2009, kur ata nuk pësuan humbje në 31 ndeshje.

· Nëse Alison arrin të mbajë rrjetën e paprekur edhe në takimin ndaj Arsenalit, atëherë Liverpuli do të vendoste një rekord të ri në 20 ndeshje, duke pësuar vetëm 7 gola.

· Roberto Firmino ka shënuar pesë gola në Premier Ligë ndaj skuadrës së Arsenalit. Robi Fauler mban rekordin me nëntë gola të shënuar ndaj “Gunners”.

· Xherdan Shaqiri ka shënua katër gola në katër ndeshjet e fundit kampionat.

· Arsenali ka fituar vetëm një ndeshje në transfertë nga 12 të fundit në kampionat, duke humbur gjashtë radhazi me një golavarazh 17-2.

· Aubamejang është përfshirë direkt në 30 gola në 32 ndeshje e luajtur në kampionat me Arsenalin. Ai ka shënuar 23 gola duke dhënë shtatë asiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...