Blerja e re e Milanit karikon tifozët: Unë do ta nxjerr ekipin nga kriza

Futboll

Blerja e re e Milanit karikon tifozët: Unë do ta nxjerr ekipin nga kriza

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 20:44
Gennaro Gattuso

Kriza e Milanit mund të ketë një rrugëdalje dhe ai është sulmuesi brazilian Lucas Paqueta, që nga janari do të jetë zyrtarisht një lojtar i kuqezinjve. Sulmuesi 21-vjeçar ka zbritur sot në fushë në stadiumin “Maracana” në një ndeshje “show” mes yjeve të futbollit brazilian. Duke folur për të ardhmen e tij, ai tha: “Falënderoj Kakà për mundësinë që më dha për të luajtur me Milanin, duke më ndihmuar që të transferohem aty. Ai është idhulli im”.

“Kam qenë në Milano, kalova disa ditë duke u përpjekur që të ambientohem. Fillimi mund të jetë i vështirë, por shpresoj që kjo fazë tranzicioni të kalojë shpejt. Unë shpresoj të përshtatem sa më shpejt me lojën e trajnerit Gattuso dhe të ndihmoj ekipin në këtë moment të vështirë që po kalon. Unë besoj se do të arrij të tregoj aftësitë e mia si futbollist dhe së bashku do ta kalojmë këtë krizë”, u shpreh Lucas Paqueta, blerja e re e Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat