Van Dijk flet pas fitores ndaj Arsenal: Është kohë e mirë të jesh me Liverpool

Futboll

Van Dijk flet pas fitores ndaj Arsenal: Është kohë e mirë të jesh me Liverpool

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 22:13
Van Dijk

Virgil van Dijk ka shprehur lumturinë e tij pas fitores së Liverpool kundër Arsenal.

Pas fitores madhështore 5:1 kundër Arsenal, e cila edhe njëherë vulosi formën e jashtëzakonshme të “The Reds”, Van Dijk ka thënë se është ndjenjë fantastike të jesh lojtar i Liverpool, madje edhe tifoz.

“Ka qenë e vështirë gjatë këtyre ditëve, por është kohë e mirë që të jesh lojtar i Liverpool – madje mendoj se edhe tifoz” ka thënë holandezi,

“Ne duam të vazhdojmë dhe të punojmë fort që të bëjmë mirë. Kjo është gjëja e vetme” ka thënë ndër të tjerash Van Dijk.

Holandezi ka sjellë një stabilitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e Liverpool, gjë që mungoi për një kohë të gjatë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat