Milan e mund Spalin, i jep fund ecurisë pa fitore të njëpasnjëshme në Serie A

Futboll

Milan e mund Spalin, i jep fund ecurisë pa fitore të njëpasnjëshme në Serie A

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 22:32
Foto nga ndeshja

Milani e ka mundur 2-1 Spalin të shtunën në San Siro, duke i dhënë fund ecurisë prej katër ndeshjeve radhazi pa fitore në Serie A, me golin e Gonzalo Higuainit që shënoi pas plot një muaji pa e gjetur rrjetën e portës kundërshtare.

Skuadra e Gennaro Gattusos po vinte tri barazime dhe një humbje në tri takimet e fundit në ligën elitare italiane, por goli i parë i sulmuesit argjentinas Gonzalo Higuain pas një muaji agjërimi, e ndërpreu këtë seri negative për kuqezinjtë.

Milani, që takimin e mbylli me 10 lojtarë pasi Susso u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë dy minuta para fundit, ngrihet në vendin e pestë me 31 pikë, një më pak se vendi i katërt, Lazio dhe një më shumë se Roma që renditet e gjashta.

Vendasit u zënë në befasi pas rreth një çereku lojë, kur Andrea Petagnia shënoi për 1-0, goditja e të cilit u devijua për ta mposhtur Donnarumman.

Reagimi i kuqezinjve ishte brilant, me Samu Castillejo që shënoi një gol të bukur tre minuta më vonë.

Pasi u fishkëllye në dy raste gjatë takimit, Higuain realizoi golin e fitores në minutën e 64-të, golin e tij të parë pas plot 322 minutave në Serie A.

Për argjentinasin ky ishte goli i gjashtë këtë sezon në ligën elitare italiane.

Milani mbeti me një lojtar më pak dy minuta para fundit, pasi Susso u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Spali ishte shumë pranë një barazimi dramatik, por këtë ia mohoi Giggi Donnarumma me pritjen e tij të jashtëzakonshme pas goditjes së Francesco Vicarit në minutën e fundit të kohës shtesë.

Milani tani grumbullon 31 pikë në vendin e pestë, teksa Spali mbetet i 16-ti me 17 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat