PSG i shpall luftë yllit, e ndalon të futet në dhomat zhveshjes

Futboll

PSG i shpall luftë yllit, e ndalon të futet në dhomat zhveshjes

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 06:21
Adrien Rabiot

Marrëdhënia mes Paris Saint-Germain dhe Adrien Rabiot sa vjen dhe përkeqësohet. Pas vendimit të mesfushorit për të mos rinovuar kontratën me klubin, lojtari ka përfunduar jashtë formacionit titullar.

Tani duket se PSG ka marrë një tjetër masë kundër francezit, i cili nuk do të mund të futet në dhomat e zhveshjes në ditën e ndeshjes. Një dënim që është shpjeguar nga drejtori sportiv i kampionëve të Francës, Antero Henrique:

"Rabio është tallur me ne. Kemi zhvilluar një dialog të gjatë për rinovimin e kontratës dhe klubi ka pranuar të gjitha kushtet e vendosura nga ai. Më pas është tërhequr, duke treguar mungesë respekti ndaj ekipi dhe tifozëve, veçanërisht nëse mendon se është pjesë e klubit që në  moshë të re". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat