Southampton-City, miqtë duan një fitore që mungon prej 24 vitesh

Futboll

Southampton-City, miqtë duan një fitore që mungon prej 24 vitesh

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 07:07
Southampton-City

Manchester City do të kërkojë të kthehet te fitorja në ndeshjen që do të luajë këtë të diel në kampionat në fushën e Southampton. Kampionët në fuqi të Anglisë kanë marrë katër fitore, një barazim dhe një humbje në  gjashtë ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër bardhekuqve. 

Vendasit kanë humbur katër ndeshjet e fundit që kanë luajtur kundër "Qytetarëve" në Premier, por nuk kanë humbur kurrë pesë radhazi kundër City-t në Premier. Skuadra e Guardiola-s ka fituar dy takimet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpinë e Southampton, por nuk fiton tri radhazi që nga prilli i 1994-ës. 

Miqtë do të paraqiten në këtë takim pas tri humbjeve të pësuara në katër ndeshjet e fundit të kampionatit (1 fitore), po aq sa kishin pësuar në 70 takimet e mëparshme të luajtura në kampionat (55 fitore, 12 barazime, 3 humbje). Ekipi i Pep ka humbur dy takimet e fundit të kampionatit, pavarësisht se ka shënuar golin e parë në të dy ndeshjet. 

Vetëm katër ekipe në historinë e kampionatit anglez kanë humbur 3 ndeshje radhazi pasi kanë shënuar golin e parë (Blackburn në prill 2007, Sunderland në shkurt 2011, Wolves në Prill 2012 dhe Leicester në dhjetor 2014). 

Ndërkohë, Sergio Aguero ka shënuar katër gola dhe ka dhënë katër asiste në tetë ndeshjet e Premier League që ka luajtur kundër Southampton. Vetëm një herë në karrierën e tij si trajner, Pep Guardiola ka humbur 3 ndeshje radhazi në kampionat, në majin e 2015-ës me Bayern. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat