Shqipet që hallakaten Serbinë

Futboll

Shqipet që hallakaten Serbinë

Nga: Kemajl Goca Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 11:49
Xhaka e Shaqiri

Viti 2018 ka sjellë shumë ngjarje interesante dhe secila ka pasur peshën e vet! Ka pasur momente me emocione të pakufishme, drithërima, por edhe mbrëmje fantastike që kombi shqiptar ka shpërthyer në lot gëzimi dhe festë të pakufishme! Si ta harrojmë mbrëmjen magjike të 22 qershorit, kur në stadiumin në Kalingrand të Rusisë, ku mbahej Kampionati Botëror, ndodhi bukuria e futbollit! Kombëtarja e Zvicrës me golat e shqiptarëve nga Kosova, Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës, e rrëzuan Serbinë, me rezultat 2:1.

I pari që barazoi rezultatin ka qenë Granit Xhaka me një goditje si bombë nga rreth 20 metra dhe i dyti, që vulosi gjithçka ka qenë Xherdan Shaqiri, i cili nga pothuajse gjysma e fushës, me një shpejtësi të madhe futet në 16-sh dhe fërfëllon topin mes këmbëve të portierit Stojkoviq. Shembet Serbia dhe në anën tjetër festa të të gjithë shqiptarët dhe në shtetin e Zvicrës.

Nisin polemikat, akuza të rënda nga Serbia shoveniste, sepse nuk kishin justifikim tjetër për humbjen dhe fikjen e gjasave të tyre për kalim më tutje, kapen për simbolin e kombit shqiptar, për shqiponjën dykrenare! Xhaka, Shaqiri e bën shqiponjën dykrenare kur festuan golat, që besa edhe Valon Behrami, zvicerani Lihteshteiner. Shqiponja dykrenare e nervozoi shumë Serbinë, sepse ishin të trishtuar që u mundën nga shqipet e Kosovës dhe i paketuan valixhet për në shtëpi.

“Ka qenë një ndjenjë shumë e mirë kur shqiptarët Shaqiri e Xhaka shënuan dy gola të mrekullueshëm dhe e mposhtën Serbinë në Kampionatin Botëror – “Rusia 2018”. Përveç lojës dhe golave të bukur, më e jashtëzakonshmja ishte shqiponja me duar e dy futbollistëve që na bëri të ndjehemi krenarë.  Ka qenë një moment që do të mbahet mend gjatë për fitoren e Zvicrës, lojën e bukur, golat e mrekullueshëm dhe qershia mbi tortë shqiponja me duar e dy lojtarëve shqiptarë që e panë e gjithë bota”, thotë ish futbollisti i mirënjohur dhe analisti Genc Sermaxhaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shaqa injoroi serbët

Me 24 tetor të këtij viti, në stadiumin në Anfield, Liverpooli e dërrmoi  me 4:0 Cërvena Zvezdën e Beogradit, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit C në Champions League. Shaqiri u paraqit titullar dhe kishte asistuar në golin e dytë të egjiptianit Mohamed Salah. Ndërkaq, pas përfundimit të sfidës, disa media serbe kërkuan një deklaratë nga ai, duke e thirrur Shaqiri, Shaqiri, por ky i injoroi keq dhe shkoi te gazetarët anglez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat