Futbolli n’2018

Futboll

Futbolli n’2018

Nga: Genc Sermaxhaj Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 11:56

Debate

Gjatë vitit 2018, përfaqësuesja e Kosovës na bëri krenarë me paraqitjet e saj mbresëlënëse në grupet e Ligës së Kombeve duke u kualifikuar si e para në grupin e saj para Azerbajxhanit, Ishujve Faroe dhe Maltës.

Gjithashtu në këtë vit, ekipi përfaqësues nuk pësoi asnjë humbje dhe përformancat e lojtarëve tanë ishin në ngritje nga ndeshja në ndeshje.

Pjesë e këtij suksesi është edhe stadiumi ‘FADIL VOKRRI’, arenë kjo suksesit dhe sfidave të së ardhmes së Kosovës edhe në eliminatoret për Euro 2020, ku do të vijnë disa kombëtare të mëdha, ndër to Anglia.

Përfaqësueses sonë nuk do t’i mungoj suksesi as në ndeshjet tjera nëse vazhdojnë me ndeshje të tilla, dhe sigurisht se do të kemi edhe futbollist tjerë të rinj e të talentuar që do ta dëshmojnë veten e tyre me paraqitje dinjitoze.

Arbër Zeneli njëherit edhe futbollisti i vitit në Kosovë, ishte lojtari më i dalluar nga të gjithë të tjerët me mënyrën se si luante dhe me golat spektakolar që shënonte dhe i sillte fitore përfaqësueses sonë.

Pa ua humbur meritat edhe lojtarëve tjerë që ishin vërtet shumë angazhues e kyç në ndeshjet e zhvilluara dhe gjithsesi se kontributi intë gjithëve solli kosovën në këtë nivel të lojës që është mjaftë e kënaqshme, e pa harruar edhe kontributin e trajneri Challandes i cili njohu shpejt dhe mirë mentalitetin tonë.

Sukses shënoi edhe klubi FC DRITA, e cila fitoi titullin dhe kupën e Kosovës, e po ashtu tregoi paraqitje mjaftë të mira edhe në ndeshjet e garave të Evropës. Sigurisht ky sukses do të jetë motivues për gjeneratat e reja të klubit Drita, se një ditë edhe ata do të jenë kampion i Kosovës me klubin e tyre të zemrës.

Pak fjalë edhe për Superligën e Kosovës e cila lë shumë për të dëshiruar, ngase kemi vërtet potencial të madh, por duhet shfrytëzuar në maksimum talentin që kemi dhe të punojmë edhe më shumë në ngritjen e nivelit, infrastrukturës e financave të cilat bashkarisht rrisin edhe shikueshmërinë dhe e bëjnë edhe më joshës e ekzaltues kampionatin tonë në të cilin po vërehen organizime më të mira në klubet e futbollit Kosovar.

I sigurt se kam harruar shumë kënd e shumëçka tjetër pa përmendur në sukseset e këtij viti që po e lëmë pas, por le t’i përsërisim edhe në vitin pasues sukseset e tilla dhe të jemi sërish krenar me sportet e sportistët tanë të mrekullueshëm, ngase sporti është ambasadori më i mirë i një vendi, dhe Kosova njihet me sportistët e saj kudo në botë.

Autori është analist i futbollit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat