Me gojëhapur se keni pa asnjëherë Xherdan Shaqirin

Futboll

Me gojëhapur se keni pa asnjëherë Xherdan Shaqirin

Nga: K. Goca Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 12:38
Shaqiri është në festë me shënuesin e trefishtë brazilianin Roberto Firmono dhe egjiptianin Mohamed Salah

Rekordet e Liverpoolit! Në 20 ndeshje ka 17 fitore e 3 barazime, nuk ka humbje dhe prinë me 54 pikë në Premier League. Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, prej se ka shkelur në ‘Anfield’ Liverpoolit po i shkon fortë mirë dhe po thyen rekorde. Fitorja me rezultat 5:1 kundër Arsenalit, dëshmoi se “Redsat” janë në formë të madhe të udhëhequr nga trajneri gjerman Jurgen Klopp!

  Xherdan Shaqiri feston fitoren, por asnjëherë nuk e kemi parë me gojëhapur dhe aq këndshëm, duke qeshur me gjithë zemër! Ai është në festë me shënuesin e trefishtë brazilianin Roberto Firmono dhe egjiptianin Mohamed Salah.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat