Kujtim Shala flet për një emër të madh të sportit e të artit, që sot nuk është në mesin tonë!

Futboll

Kujtim Shala flet për një emër të madh të sportit e të artit, që sot nuk është në mesin tonë!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 13:54
Kujtim Shala dhe Sami Ahmeti

Ish futbollisti i mirënjohur, Kujtim Shala, flet për një emër të madh sportiv që ka pasur Kosova dhe sot nuk është në mesin tonë. Është ish futbollist i mirënjohur Sami Ahmeti, që ka luajtur në krahun e djathtë. Samiu jo vetëm futbollisti i Lirisë së Prizrenit por ka qenë edhe i Prishtinës, një luftarak i madh.

“I ndjeri Samiu e meriton një respekt të madh dhe të organizojmë edhe turneun tradicional për veprat e mëdha të tij si futbollist.

Ka qenë njeri i madh dhe futbollist i madh. Kur isha i ri si lojtar, si 17-vjeçar, kam pas përkrahjen e tij maksimale. Sami është marr edhe me art, ka qenë piktor i famshëm në Kosovë e në Shqipëri”, ka thënë Shala për gazetën kombëtare "Bota sot".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat