Në gjyq

Futboll

Në gjyq

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 18:04
Modriç

Futbollisti i Real Madridit, Luka Modriç, në fillim të vitit të ardhshëm pritet të dalë para gjykatës në Madrid, e cila do të vendosë për marrëveshjen e tij me administratën tatimore të Spanjës.Modric pranoi detyrimin për evazion fiskal në shumën prej 870.728 euro dhe u pajtua të paguajë 1.4 milion euro, duke përfshirë dënimet dhe kamatat e llogaritura.“Ne së pari do të zgjidhim rastin e Cristiano Ronaldos dhe pastaj do të mbahet një takim për Modric, ndoshta në fillim të vitit. Nuk kemi të dhëna të sakta. Ai duhet të japë një deklaratë personalisht, pasi jeton këtu”, tha zëdhënësi i gjykatës Luis Salas.

Prokuroria e Shtetit spanjoll akuzoi vitin e kaluar Modriçin dhe gruan e tij Vanja për mashtrim tatimor prej 870.728 euro. Ata hapën kompaninë “Ivano S.a.r.l” në Luksemburg, në llogari të të cilës Modriç po merrte para nga kontratat e sponsorizimit gjatë vitit 2013 dhe 2014.Policia tatimore, megjithatë, ka gjetur se kjo kompani nuk merret me menaxhimin e imazhit të Luka Modriçit, se nuk ka punonjës dhe pajisje, dhe se ajo i shërben  lojtarit për t’iu shmangur taksave në Spanjë. Hetuesit kanë arritur në përfundimin se në Luksemburgu, i cili ka taksa të ulëta, nuk ka asgjë tjetër veçse një kompani e regjistruar në adresën e Modriçit. Paratë u paguan në llogarinë e tij nga sponsorët dhe kontratat e marketingut që kishte me Real Madridin. Sipas marrëveshjes së Modriçit dhe kompanisë së tij, ai do të tërhiqte ato para pas përfundimit të karrierës si futbollist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat