Guardiola me dhimbje koke, ky super lojtar mund të mungojë ndaj Liverpoolit

Futboll

Guardiola me dhimbje koke, ky super lojtar mund të mungojë ndaj Liverpoolit

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 22:09
Pep Guardiola

Pep Guardiola nuk e di nëse mesfushori Kevin De Bruyne do të jetë i gatshëm të përballet me Liverpoolin të enjten.

De Bruyne startoi nga minuta e parë në Premierligë për herë të parë në ndeshjen ndaj Leicester City – pasi vuante nga një lëndim i ligamentit në gju.

“Unë nuk e di se si Kevin De Bruyne është,” tha Guardiola pas fitores së sotme 3-1 ndaj Southamptonit.

“E di që nuk ka ndonjë goditje serioze, por nuk e di nëse ai mund të luajë të enjten”.

Guardiola pranoi se do të jetë pothuajse e pamundur që City të ruajë titullin e tyre nëse humbin ndaj Liverpoolit, duke theksuar: “Natyrisht, mendoj se ata do të humbin pikë në vazhdim, por nëse ne nuk fitojmë të enjten, nuk do ta fitojmë titullin”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat