Pogba e tepron me këtë deklaratë për Mourinhon

Futboll

Pogba e tepron me këtë deklaratë për Mourinhon

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 22:41
Pogba

Manchester United e mbylli vitin 2018 me fitore.

Manchester United e mposhti 4 me 1 Bourenemouthin, ndërsa Paul Pogba ka thënë se ata po luajnë tani lojën e tyre.

Mesfushori francez ka vënë akuza të tërthorta në drejtim të Jose Mourinhos që u shkarkua në këtë muaj, por që tani ata janë të lumtur.

“Është më ndryshe. Ne kemi fituar disa ndeshje me trajnerin e vjetër, mirëpo tan i stili i lojës ka ndryshuar, luajë më shumë në sulm”, ka thënë Pogba pas ndeshjes, 

“Ne po krijojmë më shumë shanse për gol, pra kështu do të tentojmë të luajë edhe në ndeshjet e ardhshme.

“Manchester United tani po luan si duam ne të luajmë dhe jo të mbrohemi, pasi nuk jemi skuadër që mbrohemi, por skuadër që dëshiron ta vret ndeshjen qysh në minutat e parë”, ka shtuar më tej francezi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat