Solskjaer: United do të argëtojë tifozët

Futboll

Solskjaer: United do të argëtojë tifozët

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 13:23
Ole Gunar Solskjaer

Trajneri norvegjez ka fituar simpatinë e tifozëve të Djajve të Kuq.

Manchester United duket si një skuadër tjetër, që nga emërimi i Ole Gunar Solskjaer në vendin e Jose Mourinhos.

Në tri xhiro nën drejtimin e norvegjezit, United ka realizuar tri fitore duke realizuar 12 gola dhe ka pranuar tre.

Nëse vazhdon me rezultate të këtilla, padyshim që Solskjaer do të bind drejtuesit e klubit për t’i ofruar atij një kontratë afatgjate me United.

Trajneri norvegjez ka thënë se lojtarët duhet të argëtojnë tifozët e tyre. Ai ka lavdëruar ekipin e tij për performanat që ka dhënë në fushën e lojës tri ndeshjet që ai ka drejtuar.

“Ne dëshirojmë të sulmojmë. Kemi luajtur dy ndeshje në shtëpi, dhe ne duhet t’i argëtojmë tifozët tanë”, ka deklaruar Solskjaer. “Kemi lojtarë të mirë. Më pëlqen të punoj me lojtarë të mirë. Ata janë edhe njerëz të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat