Varane synon ta mbyll karrierën te Real Madridi

Futboll

Varane synon ta mbyll karrierën te Real Madridi

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 13:29
Raphael Varane

Reprezentuesi francez është shumë i lumtur te skuadra madrilene.

Raphael Varane po mendon të mbyllë karrierën tek Real Madridi.

Edhe pse është herët të flitet për përfundimin e karrierës, Don Balon raporton që 25-vjeçari ka ndër mend të rinovojë kontratën “përjetësisht” me madrilenët.

Gjithnjë sipas Don Balon, Varane i ka rrëfyer kapitenit të skuadrës Sergio Ramos, që dëshira e tij e vetme është të luajë vetëm me Los Blancos.

Reali po mendon t’i ofrojë një kontratë afatgjatë për ta “blinduar” qendërmbrojtësin.

Varane është pjesë e klubit madrilen që në vitin 2011, ku ka zhvilluar 252 takime dhe ka fituar 10 trofe në këto 7 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat