Sergio Ramos ka bërë mrekullinë në vitin 2018

Futboll

Sergio Ramos ka bërë mrekullinë në vitin 2018

Më: 1 janar 2019 Në ora: 07:31
Sergio Ramos

Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos ka bërë mrekullinë gjatë vitit kalendarik  2018.

Qendër mbrojtësi shquhet për ashpërsinë e tij në lojë dhe shpeshherë ka ditur që skuadrën e tij ta lë pa ndihmën e tij.

Por, gjatë vitit 2018, yllii “Los Blancos” iu është qasur ndeshjeve në një mënyrë krejt tjetër.

Ramos gjatë vitit kalendarik 2018 nuk është ndëshkuar asnjëherë me kartonin e kuq, gjë që është e jashtëzakonshme për të.

Në karrierën e gjatë 16 vjeçare të reprezentuesit spanjoll, kjo gjë ka ndodhur për herë të parë.

Pra, për herë të parë  pas 16 viteve, Ramos ka mbyllur një vit kalendarik pa u ndëshkuar me karton të kuq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat