Xhaka shënon në fitoren bindëse të Arsenalit

Futboll

Xhaka shënon në fitoren bindëse të Arsenalit

Nga: K.Goca Më: 1 janar 2019 Në ora: 16:46
Granit Xhaka

(E plotësuar) - Granit Xhaka, Alexandre Lacazette, Aaron Ramsey e Pierre-Emerick Aubameyang, janë kreatorë të fitores së Arsenalit me rezultat bindës 4:1 në ballafaqim me Fulhamin, në ndeshjen e javës së 21-të të Premier League në futboll.

Xhaka me bashkëlojtarë dhanë maksimumin dhe e nisën për mrekulli Vitin e Ri, me tri pikë të reja në luftë për katër vendet e para. Kësisoj Arsenali po këndellet pas asaj humbje me 5:1 nga Liverpooli. Xhaka e hapi serinë e golave për Arsenalin në minutën e 25-t.

Xhaka e Shkodran Mustafi u paraqitën titullarë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 46-të. Në minutën e 55-të, Alexandre Lacazette thellon epërsinë në 2:0 të Arsenalit, kurse Aboubakar Kamara ngushton rezultatin në 2:1 në minutën e 69-të. Pas dhjetë minutave (79') Aaron Ramsey shënon për 3:1.

Në minutën e 83-të,Pierre-Emerick Aubameyang thelloi fitoren në 4:1. Arsenali renditet në vend të pestë me 41 pikë, kurse Fulham është i 19-ti me 14 sosh.

***

Në minutën e 55-të, Alexandre Lacazette thellon epërsinë në 2:0 të Arsenalit, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Mustafi u zëvendësua.

Mbyllet pjesa e parë

Pjesa e parë mes Arsenalit dhe Fulhamit, përfundoi me rezultat 1:0 në favor të "Topçinjve", fal golit të mesfushorit shqiptar Xhakës.

***

Granit Xhaka e hap serinë e golave për Arsenalin në minutën e 25-t.

Arsenali po këndellet pas asaj humbje me 5:1 nga Liverpooli. Xhaka e Shkodran Mustafi po luajnë titullarë dhe po japin maksimumin kundër Fulhamit.

Arsenali avancon me 1:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat