Vjen goditja e parë e madhe e janarit

Futboll

Vjen goditja e parë e madhe e janarit

Më: 2 janar 2019 Në ora: 11:01
Christian Pulisic

Vjen goditja e parë e madhe e janarit në merkato. Borussia Dortmund ka konfirmuar se Christian Pulisic do të bashkohet me Chelsea-n për 64 milionë euro. 

Mesfushori amerikan do të qëndrojë i huazuar te Dortmundi deri në fund të sezonit aktual. 20-vjeçari, i cili ka shkuar si adoleshent në Gjermani, ka luajtur me shumë se 80 ndeshje për Dortmundin, por e ka bërë të qartë se nuk dëshironte të rinovonte kontratën që mbaronte në verën e vitit 2020, sepse synonte të luante në Premier Ligë. 

"Ka qenë gjithmonë ëndrra e tij të luajë në Premier League, ndoshta për shkak të origjinës amerikane, ndaj nuk mundëm të rinovonim. Kjo bëri që të pranonim ofertën joshëse të Chelsea-t. Jam i sigurt që në muajt e ardhshëm ai do të japë gjithçka për të ndihmuar ekipin të arrijë objektivat", tha drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc.

Pulisic debutoi në janar 2016 në Bundesligë dhe askush nuk ka dhënë më shumë asiste se ai në 3 vite, 13 të tilla. Blerja e tij nga Chelsea shton spekulimet se Eden Hazard do të lërë The Blues në verë, sepse edhe ai refuzon të rinovojë në Londër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat