Ballkani vazhdon me përforcime

Futboll

Ballkani vazhdon me përforcime

Nga: K. Goca Më: 2 janar 2019 Në ora: 15:26
Kuç

Skuadra nga Theranda, Ballkani, vazhdon me përforcime, me pretendime që të janë të kompletuar në të gjitha repartet. Therandasit janë në ‘gjueti’ të futbollistëve dhe kjo për shkak se nuk i jep qetësi pozita e nëntë me 21 pikë në pjesën e vjeshtore në elitën e futbollit të Kosovës.

“Edvin Kuç do të bartë fanellën e skuadrës sonë në stinorin pranveror. Kuç është mesfushor nga Rozhaja, i cili më parë ka zhvilluar karrierë në Çeki, Bosnje dhe së fundmi ka qenë lojtar i Rudarit në Mal të Zi”, bëhet e ditur nga Ballkani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat