Drama e Martinez: Çdo ditë është një luftë - Bota Sot
Drama e Martinez: Çdo ditë është një luftë

Futboll

Drama e Martinez: Çdo ditë është një luftë

Më: 2 janar 2019 Në ora: 15:50
Jakcson Martinez

Vetëm pak vite më parë ishte një nga sulmuesit më të kërkuar nga klubet më të mëdha të Europës. Golat e shumtë të shënuar me fanellën e Porto-s e vunë atë në shënjestërn e klubeve më të pasura të kontinentit tonë dhe e ndihmuan të kalonte tek Atletico Madrid në 2015-ën. 

Dukej se ishte fillimi i një aventure të suksesshme, por një dëmtim në kavilje, i pësuar në një ndeshje të luajtur me Kolumbinë e tij, ka frenuar një karrierë që nuk dihet se çfarë mund t’i kishte dhuruar. 

Po flasim për Jakcson Martinez, lojtari që, pas një eksperience në Kinë me Guangzhou Evergrande, ka zbarkuar shtatorin e kaluar në Portimonense, skuadër me të cilën ka shënuar katër gola në 10 ndeshje.

Por problemet nuk kanë mbaruar për kolumbianin: “Çdo ditë është një luftë”, ka thënë ai për “Record”. “Çdo natë, rreth orës 3-4 të mëngjesit, më del gjumi për shkak të një dhimbjeje në këmbë”. 

“Pas disa minutash dhimbja kalon dhe unë kthehem në gjumë, por është bërë shumë e vështirë të stërvitem: nuk arrij të stërvitem dy ose tri ditë radhazi”. 

“Do të doja të punoja çdo ditë, por mjekët dhe fizioterapistët më kanë shpjeguar se ishte e pamundur. Tani ndjek një program specifik”, ka thënë Martinez. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...