Ronaldo: Interin e kam në zemër

Futboll

Ronaldo: Interin e kam në zemër

Më: 2 janar 2019 Në ora: 18:26
Ronaldo: Interin e kam në zemër

Ronaldo Fenomeni tashmë bën presidentin, me Real Valladolid, klub modest dhe pa ambiciet e Barcelonës, Realit e Interit, ku braziliani ka mahnitur si futbollist. 

Sot Ronaldo ka folur për Sky Sport, gjatë Globe Soccer Awards, ku natyrisht ka folur edhe për situatën aktuale të Interit. 

"Punohet shumë kur je president, me shumë se kur isha futbollist. Jam shumë i zënë me punë të Valladolid, por jam i lumtur, bëj diçka që më pëlqen".

President i Interit? "Nuk e kam menduar kurrë, por Interin e kam në zemër dhe nuk do e përjashtoja, por tani nuk i kam paratë për ta blerë dhe mjaftohem me Valladolid. Në të ardhmen, ndoshta, nuk i dihet". 

Interi aktual nuk është për titull, por Ronaldo e sheh në rrugë të mbarë: "Interi është përmirësuar shumë në krahasim me të shkuarën, po rritet, edhe pse Juve është shumë më i fortë në Itali. Më vjen keq për atë që i ndodhi Interit në Champions League, ishte zhgënjim i madh, sepse besoj se i kishte gjithë mundësitë të kualifikohej. Gjithsesi, Spalletti është trajneri i duhur, thjesht shpresoj që Interi të nisë të fitojë shpejt, duhet ta bëjë patjetër këtë gjë".

Një koment për numrin 9 aktual tek Interi, Mauro Icardin: "Një flamur i Interit, sulmues i madh. Nuk është e lehtë ta shesësh, ka kosto të madhe, por nëse e mban, Interi bën një biznes të shkëlqyer  për të tashmen dhe të ardhmen".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat