Low merr një lajm që nuk e ka pritur

Futboll

Low merr një lajm që nuk e ka pritur

Më: 2 janar 2019 Në ora: 19:31
Low

Joachim Low ka hyrë në listën e trajnerëve më afatgjatë pasi prej 12 vitesh drejton Gjermaninë, me të cilën është shpallur edhe kampion bote. Gjithsesi viti i fundit ka qenë më i vështiri për 52-vjeçarin pasi dështimi në “Rusi 2018” e ka vënë seriozisht në pikëpyetje vazhdimin e tij me “Pancerët”.

Për këtë arsye gazeta gjermane “Bild” ka organizuar një sondazh duke pyetur tifozët. 41 për qind e tyre janë përgjigjur se Low duhet të largohet, 35 për qind mendojnë se ai duhet ende të vazhdojë, ndërsa 24 për qind kanë abstenuar.

Nuk dihet nëse ky sondazh do të ketë efekt te Federata gjermane e futbollit, por ajo që vlen të theksohet është fakti se Low ka humbur besimin e tifozëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat